minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Mbreti i kënetës”, zbulohet krokodili prehistorik gjigant - Struga.net

“Mbreti i kënetës”, zbulohet krokodili prehistorik gjigant

0

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar një specie të re të krokodilit parahistorik që ata e kanë pagëzuar me emrin “mbreti i kënetës”.

Krijesa, e quajtur zyrtarisht Paludirex vincenti, ka qenë më e gjatë se pesë metra dhe mbizotëronte rrugët ujore në Queenslandin juglindor, sipas një njoftimi për shtyp nga Universiteti i Queensland.

Ai ka jetuar midis 5.33 dhe 2.58 milion vjet më parë dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja e zhdukjes së tij.

Studiuesit e identifikuan krokodilin gjigant nga fosilet e gërmuara në vitet 1980 pranë një qyteti të quajtur Chinchilla.

Sipas studimit, ky lloj ka qenë një nga grabitqarët kryesorë në Australi në kohën kur jetoi dhe ka qenë në gjendje të hante marsupialë gjigantë parahistorikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy