minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Mbyllet mbledhja e parë e Komisionit të PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, Mustafaj skeptik ndaj Bashës: Shpresoj që në fund të dal i paturpëruar - Struga.net

Mbyllet mbledhja e parë e Komisionit të PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, Mustafaj skeptik ndaj Bashës: Shpresoj që në fund të dal i paturpëruar

0

Është mbyllur mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.

Në fund të mbledhjes ka folur një nga anëtarët e këtij komisioni, Besnik Mustafaj, i cili është shprehur se ky komision është seriozisht i angazhuar për të zgjedhur personat me vlera më të mira si kandidatët e ardhshëm të PD në zgjedhje.

Mustafaj ka thënë se shpreson që në fund të këtij procesi të dalë i paturpëruar, pasi sipas tij kjo është detyra më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.

“Jemi seriozisht të angazhuar të zgjedhim vlerat më të mira të këtij kontigjenti. Gjërat janë në vazhdim. Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar pasi është detyra më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”, u shpreh Mustafaj.

Me sa duket Mustafaj nuk beson shume se Basha do tu qendroje perzgjedhjeve te Komisionit, dhe pse lista prej 2000 kandidatesh per deputete e kryetare bashkie ka ardhur ne seline e PD e “filtruar” dhe pa asnje kundershtar te kreut demokrat!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy