minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Meta ftoi Ramën e Bashën për datën e zgjedhjeve. Po LSI-në, do ta përfaqësojë vetë si lider?! - Struga.net

Meta ftoi Ramën e Bashën për datën e zgjedhjeve. Po LSI-në, do ta përfaqësojë vetë si lider?!

0

Në të gjitha edicionet e lajmeve janë publikuar ftesat e presidentit Ilir Meta për dy partitë më të mëdha në vend, PS e drejtuar nga Edi Rama dhe PD të drejtuar nga Lulzim Basha.

Teksti ka qënë i njejtë: Të jenë në Presidencë ditën e premte, vetë apo kushdo i autorizuar prej tyre për të diskutuar dhe vendosur për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ftesa është dërguar nga ana e drejtorit të kabinetit të Presidentit Arben Cici për sekretarët e Përgjithshëm të PS dhe PD, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.

Deri këtu gjithçka është në rregull. Por ajo që ka munguar ka qënë publikimi i ftesës për sekretarin e Përgjithshëm të LSI Endrit Braimllari. Pra nuk është publokuar asgjë për LSI.

Mbetet enigmë fakti nëse ka ndonjë hatërmbetje të Metës me kryetaren e LSI, bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, apo ka vendosur që ta përfaqësojë vetë LSI-në në këto konsultime, bisedime dhe vendime për datën e zgjedhjeve.

Urojmë që të jetë kjo e dyta, pasi Meta dhe zyrtarisht do të merrte përsipër drejtimin e LSI, pavarësisht se ka kohë që nuk po sillet si president por si kryetetar partie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy