minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Meta në versionin ‘patriot’, me studentët tek Muzeu për luftën e Vlorës. “Thumbon” Bashën: Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes. Të zgjohemi në mbrojtje të lirisë - Struga.net

Meta në versionin ‘patriot’, me studentët tek Muzeu për luftën e Vlorës. “Thumbon” Bashën: Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes. Të zgjohemi në mbrojtje të lirisë

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shtuar retorikën patriotike këto kohët e fundit, duke u shfaqur në versionin “patriot”.

Pasi ka qënë në vendlindjen e Perlat Rexhepit, tek Selam Musai dhe është involvuar shumë në debatin për kufirin detar, duke thirrur në raport dhe Edi Ramën për ta informuar se çfarë ka biseduar me kryeministrin grek Mitsotaqis, radha i ka ardhur sërish Selam Musait për t’i bërë nderet në Tiranë.

Me një grup studentësh ka vizituar Muzeun Historik Kombëtar, ku është ekspozuar një pjesë e rëndësishme e epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës të vitit 1920.

Në një mesazh të “koduar” Meta ka “thumbuar” Bashën teksa është shprehur se “Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes”!

Postimi i plotë i Metës:

Shumë i lumtur që së bashku me një grup studentësh nga Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, të vizitoja sot pavionin e Pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar, ku është ekspozuar një pjesë e rëndësishme e epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës të vitit 1920.

Është thelbësore që historinë t’jua mësojmë brezave të rinj, duke garantuar të ardhmen e Atdheut. Nuk mund të lejojmë, që e shkuara të lihet në harresë, sepse siç na ka mësuar Ismail Qemali: “Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes”.

Shqipëria duhet të jetë gjithmonë zgjuar në mbrojtje të lirisë, pasi ajo nuk fitohet një herë e përgjithmonë, por duhet mbrojtur në çdo kohë nga të gjithë. 🇦🇱

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy