minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Meta, ultimatum qeverisë: Situata kërkon reflektim të menjëhershëm! Familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 të trajtohen me dinjitet - Struga.net

Meta, ultimatum qeverisë: Situata kërkon reflektim të menjëhershëm! Familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 të trajtohen me dinjitet

0

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas fotove të publikuara para Spitalit Infektiv ku familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19 ankohen se s’kanë marrë informacione për gjendjen e të afërmeve të tyre që prej 36 orësh.

Sipas Metës familjarët e qytetareve duhet të trajtohen denjësisht dhe të informohen për shëndetin e pacientëve.

Presidenti i ka quajtur si shqetësuese pamjet e grumbullimeve para godinës së Spitalit Infektiv, ku sipas tij për këtë situatë duhet reflektim i menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, thekson Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy