minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në familjen e Klodian Rashës - Struga.net

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në familjen e Klodian Rashës

0

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar sot në orën 11:45 familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në këtë vizitë, ministri Çuçi shoqërohej nga kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.

Më herët në shtëpinë e familjes Rasha ka qenë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja Elisa Spiropali.

Për vrasjen e 25 vjeçarit në kryeqytet dhe jo vetëm u zhvillua për 7 ditë me radhe protesta nga qytetarët që kërkonin drejtësi ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm Sandër lLeshaj.

Ndërsa efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën është i akuzuar për vrasje me dashje.

(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy