minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e pandemisë: 11 humbje jete nga Covid dhe 318 të infektuar në vetëm 24 orë - Struga.net

Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e pandemisë: 11 humbje jete nga Covid dhe 318 të infektuar në vetëm 24 orë

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 11 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 318 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara me Covid-19 gjatë 24 orëve është si vijon: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 318
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 296
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1508

Testime totale 255,197
Raste pozitive 56,572
Raste të shëruara 32,122
Raste Aktive 23,286
Humbje jete 1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382.

(TemA)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy