minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Moti i keq: Dolën në det për të mbledhur rrjetat, tre pjesëtarë të një familje i zë furtuna. Djali e babai dërgohet në spital, gruaja nuk gjendet - Struga.net

Moti i keq: Dolën në det për të mbledhur rrjetat, tre pjesëtarë të një familje i zë furtuna. Djali e babai dërgohet në spital, gruaja nuk gjendet

0

Tre pjesëtarë të një familje i ka zënë furtuna në det në Himarë, për shkak të motit të keq që përfshiu sot vendin.

Tre pjesëtarët e një familje, babai, nëna dhe djali i tyre 25 vjeç kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël.

Raportohet se policia ka mundur të shpëtojë burrin bashkë me djalon e tij, por gruaja e cila ka qenë në varkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy