minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Muriqi nuk bind, sulmuesi ka si opsion rikthimin me huazim te ish-klubi i tij - Struga.net

Muriqi nuk bind, sulmuesi ka si opsion rikthimin me huazim te ish-klubi i tij

0

Vedat Muriqi nuk e ka nisur ashtu siç e mendonte aventurën e tij më të rëndësishme në karrierë me Lacion.

Sulmuesi, ka vuajtur COVID dhe dëmtimet, megjithatë edhe kur ka pasur shansin në fushë nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e golit që për një lojtar të linjës së parë është shumë i rëndësishëm.

Në këtë formë, te Lacio po mendojnë të gjejnë një zgjidhje për futbollistin e përfaqësueses ndërsa në Turqi, flitet për një rikthim te Fenerbahçe.

Muriqi me këtë klub shprehej shumë mirë dhe ndoshta për të rigjetur versionin e tij më të mirë mund të jetë opsioni i duhur.

Transferimi mund të bëhet me formulën e huazimit, teksa gazetari turk, Ahmet Konanç këmbëngul se tashmë Lacio dhe turqit kanë nisr të flasin për këtë mundësi.

Mbetet për t’u parë tashmë si do të rrjedhë situata për Muriqin, që në janar ndoshta do të ketë një tjetër fanellë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy