minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Në 2021, do të mposhtet përfundimisht boshti i së keqes në Shqipëri - Struga.net

Në 2021, do të mposhtet përfundimisht boshti i së keqes në Shqipëri

0

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka është konturuar përfundimisht në Shqipëri, dhe pikërisht afro 10 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, është ndarja në fronte e politikës. Nga njëra anë janë “boshti i së keqes”, fronti i atyre që nuk lënë trafikant, kriminel, të korruptuar dhe kontrabandist, që nuk lënë zyrtar, gjyqtar dhe prokuror të akuzuar dhe denoncuar, pa marrë në mbrojtje të zellshme, dhe nga ana tjetër, janë mbrojtësit e ligjit, njerësit e punës, politikanët e përgjegjshëm të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Policia e Shtetit, SPAK, apo dhe strukturat e luftës kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, në asnjë rast, nuk janë lënë pa u përgojuar dhe sulmuar hapur nga “boshti i së keqes”, nga ata që kanë konsumuar pushtet dhe abuzuar me ligjet e shtetit, nga ata që kanë kryer korrupsion, trafiqe dhe kontrabandë, nga ata që kanë patur dhe kanë lidhje të forta me trafikantë dhe elementë kriminalë, duke u fshehur pas mandatit, postit, apo “gishtit”.

Në vitin 2021, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dy botët, e errëta dhe e bardha, dy boshtet , “i së keqes” dhe i së ardhmes, do të përballen përfundimisht mes tyre, me votën e lirë të shqiptarëve, dhe listat e hapura për çdo emër kandidati për deputet. Do të përballen e zeza dhe e bardha, e mira dhe e keqja, dhe natyrisht do të fitojnë më të mirët, ata që po i japin Shqipërisë fytyrën europiane, dhe jo ata që ja kanë nxirë emrin asaj. Nuk latë trafikant apo dhe eksponent të fushës së krimit, pa marrë në mbrojtje, pa u bërë avokatinë ju, dhe bashkësia juaj e përfundme.

Shqiptarët kanë afro 30 vjet, që shohin të njëjtët emra dhe syfete, tek dalin dhe porsa arrestohen “bosët” e krimit apo trafiqeve, u bëjnë avokatin, u dalin në mbrojtje , madje duke implikuar edhe sejmenët e tyre. Nuk lanë të arrestuar nga Interpoli, Europoli, Policia e Shtetit, Antidroga, Antitrafiku, Antikontrabanda, dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, pa u bërë avokatinë, nga syfeti më i thjeshtë, deri tek ai në krye të piramidës.

Më të turpëruar, dhe më të diskredituar në sytë e shqiptarëve, nuk bëhen. Kanë 7 vjet, që pengojnë policinë, gjykatat, prokurorinë, shërbimet e fshehta, reformat, kanë 30 vjet që kanë shtrirë tentakulat e tyre në organet e drejtësisë, dhe kur Vetting-u i flaku, dolën dhe u bënë avokatin me paturpësinë më të madhe. Ata janë “boshti i së keqes”, ata janë antishteti, ata janë antiligji, ata janë edhe me djallin, por kurrë me qeverinë, kurrë me shtetin, dhe zbatimin e ligjit. Ata duan kaos, duan anarshi, duan luftë, duan revolta, ata duan përmbysje me dhunë të rendit kushtetues, ata janë kundër Kushtetutës, kundër faktorit ndërkombëtar, ata janë kundër popullit të tyre, sepse kanë lindur si e keqja e këtij vendi.

Ata qeshin dhe ekzaltohen, kur ka tërmete, kur ka viktima, ata tallen kur ka epidemi dhe të vdekur, ata mblidhen të gjithë bashkë kur u jepet mundësia, për të bërë hatanë, por nuk munden. Ata në 2021, do të turpërohen botërisht, do të largohen me bisht nën shalë nga politika, dhe do të kujtohen si “e keqja më e madhe e këtij vendi dhe e shqiptarëve”. Ata sot janë “tok e tok, kokë e kokë” , dhe po thurrin skenarë ogurzi, duke mos e ditur se fundi i tyre politik ka nisur, dhe nuk ka kthim pas, edhe pse po bëjnë thirrjet e fundit antikushtetuese, antiligjore dhe antikombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy