minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Në Angli shkollat do të rihapen nga shtatori - Struga.net

Në Angli shkollat do të rihapen nga shtatori

0

Së fundmi, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të dielën se shkollat në Angli duhet të rihapen në muajin shtator, transmeton albinfo.ch.

Sipas medieve të huaja, ai u shpreh se vendi e ka për “detyrë morale” të kthejë fëmijët në shkollë.

“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, u shpreh Johnson.

Geoff Barton, kreu i Shoqatës së Shkollave dhe i Drejtuesve të Kolegjeve (ASCL), tha se shkollat duhet të ishin si prioritet që nga fillimi.

Ndërkohë, Johnson e bëri të qartë se shkolla duhet të jetë sektori i fundit që i nënshtrohet ndonjë bllokimi në të ardhmen.

Megjithatë lajmin për rihapjen e shkollave, nuk e priti edhe aq mirë ish-këshilltari shkencor i qeverisë britanike, David King, pasi tha se vendi duhet të punojë më shumë për sa i përket parandalimit të përhapjes së coronavirusit, në mënyrë që të zbatohet ky vendim

Në Angli shkollat do të rihapen nga shtatori shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy