minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Në cilat raste është më vdekjeprurës Covid-19? - Struga.net

Në cilat raste është më vdekjeprurës Covid-19?

0

Një studim italian i publikuar në revistën e njohur mjekësore “Lancet” shkruan se Covid-19 është më vdekjeprurës nëse shkakton dëmtim të dyfishtë të mushkërisë.

Kjo do të ndihmojë mjekët dhe infermierët që të evidentojnë në mënyrë të shpejtë pacientët që janë më të rrezikuar, në mënyrë që të përqendrojnë përkujdesen tek ata, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.

Në studim janë përfshirë 301 persona të prekur nga koronavirusi në 6 spitale të ndryshme të Italisë. “Covid-19 mund të dëmtojë të dy komponentët e mushkërisë: alveolat, njësitë që përthithin oksigjen dhe japin dioksid karboni dhe kapilarët, enët e gjakut, ku ndodh shkëmbimi mes dioksidit karbonik dhe oksigjenit.

60% e pacientëve kanë humbur jetën kur virusi ka dëmtuar këto dy përbërës të rëndësishëm të mushkërive.

Ndërsa kur dëmtohet vetëm njëri komponent, niveli i vdekshmërisë zbret në 20%

Gjendja e mushkërisë së pacientëve zbulohet lehtë me matjen e një parametri të funksionimit të këtij organi kaq të rëndësishëm të njeriut.

Ndërkohë, mjekët që kanë kryer studimin theksuan se rezultati do të mundësojë identifikimin e shpejtë të pacientëve, tek të cilët duhet të testohen trajtime eksperimentale me antikoagulantë për të shmangur dëmtimin e kapilarëve pulmonarë.

Në cilat raste është më vdekjeprurës Covid-19? shkruan Albinfo.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy