minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Nënë e bir shkojnë në Janinë, ajo përfundon me Covid në spital dhe seportohet në Shqipëri djali kalon në Gjermani - Struga.net

Nënë e bir shkojnë në Janinë, ajo përfundon me Covid në spital dhe seportohet në Shqipëri djali kalon në Gjermani

0

Një grua shqiptare rezultoi e infektuar me koronavirus në Janinë ku shoqëronte djalin që po ikte në Gjermani dhe spitali shtetëror e ktheu mbrapsht në Shqipëri.

Kjo ndodhi dje, e shtunë në mëngjes, teksa nënë e bir nga Shqipëria udhëtuan për në Greqi përmes Kakavijës, raportojnë mediat.

Teksa ndodheshin në Janinë, djali vazhdoi udhëtimin për në Gjermani me avion, ndërsa e ëma qëndroi për pak kohë. Por pas mesditës, në një moment ka pasur dhimbje barku dhe ka përfunduar në spitalin universitar të Janinës.

Duke parë simptomat që shfaqte dhe pasi gruaja pohoi se ka pasur temperaturë ditët e fundit, mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitiv.

Autoritetet spitalore vendosën ta kthejnë mbrapsht pacienten për në Shqipëri. Njëkohësisht njoftuan të birin i cili kishte mbërritur në aeroportin e Athinës, që ti nënshtrohej testit pasi e ëma doli pozitive.

Autoritetet shëndetësore greke thanë se po bëjnë gjurmimin e kontakteve që gruaja dhe i biri kanë pasur nga e shtuna në mëngjes që hynë në tokën greke dhe deri sot kur janë larguar që andej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy