minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Nga Mic Sokoli, tek Avni Rustemi e Vojo Kushi, tani me Perlat Rexhepin! Meta, mesazhe patriotizmi: Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë - Struga.net

Nga Mic Sokoli, tek Avni Rustemi e Vojo Kushi, tani me Perlat Rexhepin! Meta, mesazhe patriotizmi: Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë sot në fshatin Vajzë në Vlorë, aty ku ndodhen bustet e poetit Ali Asllani dhe Heroi i Popullit, Perlat Rexhepi.

Pas aktivitetit tek busti i Ali Asllanit, Presidenti, bashkë me fëmijët e fshatit Vajzë ka kryer nderime tek busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi.

Kreu I shtetit, përmes një reagimi në Facenook, thotë se ‘Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920.

Përballë bustit të poetit atdhetar Ali Asllani në Vajzë qëndron edhe busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi, i cili bashkë me dy shokët e Tij, Jordan Misjen dhe Branko Kadinë bënë epopenë e Tre Heronjve të Shkodrës, një prej ngjarjeve simbol të Luftës Antifashiste.

Ndërsa Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920, padyshim që kjo e fundit ishte frymëzuese për Perlat Rexhepin dhe gjithë heronjtë e tjerë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit.

I lumtur të shikoja edhe fëmijet e Vajzës në këtë ceremoni nderimi.

Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë! “, shkruan presidenti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy