minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Nga numri total i të prekurve në botë, 94 % janë shëruar dhe 6 % kanë vdekur - Struga.net

Nga numri total i të prekurve në botë, 94 % janë shëruar dhe 6 % kanë vdekur

0

Sipas statistikave të fundit, është bërë e ditur se numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 12 milionë persona, shkruan albinfo.ch.

Bazuar në Worldometers, thuhet se nga numri total i të prekurve, rreth 94% janë të shëruar, ndërkohë që 6 % e tyre kanë vdekur nga koronavirusi.

Duhet theksuar se nga 18,983,280 sa janë infektuar në botë, 711,313 persona nuk i kanë mbijetuar virusit.

Ndërkohë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 12,173.393 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

Duhet theksuar se vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja me 2,540,880, Brazili me 2,020,637 dhe India me 1,329,026 të shëruar. /Albinfo.ch

Nga numri total i të prekurve në botë, 94 % janë shëruar dhe 6 % kanë vdekur shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy