minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Nikoll Lesi: Do jem me PS-në! - Struga.net

Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

0

Nikollë Lesi, botuesi i gazetës afër LSI Koha Jonë bën paralajmërimin e radhës. Lesi në një koment të tijin thotë se opozita aktuale PD-LSI do të vijë në pushtet dhe pas kësaj ai do të jetë me opozitën e nesërme, sipas tij, PS-në.

Pasi bën thirrje që të bashkohen të gjithë kundër mazhorancës aktuale, Lesi thotë se në ndryshim nga ata që janë gjithnjë me fituesit, ai dhe gazeta që drejton do të jetë me humbësin në opozitë.

“Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!”, shkruan Lesi.

Deri më tani parashikimet e Lesit nuk kanë dalë asnjëherë duke dhënë vetëm efektin e kundërt. Me sa duket dhe këtë radhë Lesi ia bëri “gjëmën” opozitës që mbështet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy