
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka refuzuar kandidaturën e Arjan Zaimit të propozuar nga qeveria në postin e shefi të zyrës së përfaqësimit të Shqipërisë në NATO.
Mësohet se Nishani të jetë shprehur se “Gjeneral Arian Zaimi, nuk përmbush kriteret për të qenë përfaqësues ushtarak i vendit tonë në NATO”.
Burime pranë Presidencës bëjnë me dije se “shkak për këtë vendim ka qenë fakti se Arian Zaimi i ka përdorur gradat në kundërshtim me ligjin”.
Sipas të njëjtave burime, kreu i shtetit “nuk e ka gjetur kandidaturën e Zaimit, në përputhje me standardet që kërkon Presidenti për Shefin e Zyrës së përfaqësimit të Shqipërisë në NATO”.
Gjithashtu, në motivacionin e tij për të mos aprovuar kandidatin e propozuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, presidenti ka pasur para sysh edhe përdorimin e gradave në kundërshtim me ligjin nga Arjan Zaimi.
Arjan Zaimi aktualisht është këshilltar ushtarak i ministres se Mbrojtjes. Ai ka shërbyer edhe më parë për gati 10 vjet si shef i misionit ushtarak në NATO.
…