minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Nisin hetimet pas raportimeve për alergji ndaj vaksinës anti-Covid - Struga.net

Nisin hetimet pas raportimeve për alergji ndaj vaksinës anti-Covid

0

Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) njoftoi se po hetojnë reagimet alergjike të shfaqura lidhur me vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania gjermane bioteknologjike BioNTech dhe kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

Peter Marks, drejtori i i qendrës për zhvillime dhe hulumtime biologjike të FDA-së, në një deklaratë për gazetarët tha se përveç Alaskës kanë ardhur ankesa edhe nga disa shtete të tjera rreth efekteve alergjike të vaksinës dhe se po bëjnë ekzaminimin e tyre, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.

Pasi njoftoi se po punojnë në mënyrë të koordinuar me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe kolegët e tyre në Britani të Madhe, Marks tha se “Po punojmë të përcaktojmë se cili përbërës në vaksinë shkakton alergjinë”.

Në një deklaratë të enjten nga spitali rajonal Bartlett në qytetin Juneau në shtetin e Alaskës në SHBA ishte theksuar se vaksina kundër COVID-19 ka shkaktuar “reagim ekstrem alergjik” brenda 10 minutave pas aplikimit te 2 punonjës të shëndetësisë.

Po ashtu edhe në Britani ku vaksina është miratuar për përdorim të gjerë javën e kaluar u shënuan 2 raste të ngjashme ku Agjencia për kontroll të ilaçeve dhe prodhimeve shëndetësore (MHRA) në Britani bëri të ditur se vaksina nuk duhet të aplikohet tek personat që tregojnë reagim ekstrem alergjik ndaj ilaçeve dhe ushqimeve.

Vaksina kandidate e zhvilluar në kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës janë shkencëtarët turq Prof. Dr. Uğur Şahin dhe Dr. Özlem Türeci, pas miratimit për përdorim të gjerë më 2 dhjetor në Britani ajo u bë “vaksina e parë e miratuar në botë”

Nisin hetimet pas raportimeve për alergji ndaj vaksinës anti-Covid shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy