minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Një fotografi e rrallë nga parlamenti i parë shqiptar i vitit 1921: Nga At Gjergj Fishta, te Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Hilë Mosi - Struga.net

Një fotografi e rrallë nga parlamenti i parë shqiptar i vitit 1921: Nga At Gjergj Fishta, te Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Hilë Mosi

0

Më datë 21 prill 1921, në Tiranë do të mblidhet Parlamenti i parë Shqiptar i dalë nga zgjedhjet e para parlamentare të zhvilluara në muajt shkurt-mars po të këtij viti.

Gazeta “TemA” po përcjell një fotografi të rrallë të realizuar nga Kel Marubi, ku duken të gjithë deputetët e kësaj legjistrature.

Vlen të përmendet, se në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit.

Ndërkohë, ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare.

Mes tyre spikasin At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Hilë Mosi.

Më poshtë, gjeni emrat nga e majta në të djathtë sipas rreshtave:

1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.

2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri.

3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.

4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.

5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.(TemA)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy