minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Një propozim për zotërinjtë Luli dhe Edi për reformën zgjedhore gjysmake (në rast se do të bëhet) - Struga.net

Një propozim për zotërinjtë Luli dhe Edi për reformën zgjedhore gjysmake (në rast se do të bëhet)

0

Nga Astrit Patozi

Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për të arritur marrëveshjen “historike” për reformën zgjedhore, dhe zoti Edi Rama po i mban L hatrin atij dhe nuk po e thotë fjalën e fundit, deri sa të kemi një kompromis të madh, unë kam një propozim:

Mos bëni kot sikur ziheni për gjëra të parëndësishme, që fillojnë e mbarojnë tek prania e militantëve tuaj në qendrat e votimit, se për aq po bëhet e gjithë kjo luftë gjelash arbërorë.

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është minimumi që mund të bëhet për të çliruar votën e shqiptarëve nga kthetrat e hajdutëve të çertifikuar të zgjedhjeve, duke filluar nga viti 1996 e deri sot, që po flasim.

Sepse përfaqësuesit e partive të mëdha në komisione dhe në qendrat e numurimit janë ekzekutorët e të gjitha deformimeve të rënda në çdo proces votimi në Shqipëri dhe ky është fakt i njohur botërisht.

Por edhe nëse ky çlirim do të ndodhë ndoshta tani, me zbythjen e zotit Luli dhe me bekimin e zotit Edi, ai është sërish i pamjaftueshëm. Sepse një problem po kaq i madh mbetet numurimi jo i njëkohshëm i votave në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që zakonisht i jep avantazh fituesve dhe dekurajon humbësit, duke deformuar rëndshëm rezultatin.
Ndaj edhe ky hall i madh duhet zgjidhur brenda kësaj gjysëm reforme.

Mundësia më e mirë do të ishte votimi dhe numërimi elektronik, por me sa duket ne jemi shumë larg kësaj perspektive dhe ata që nuk duan ta bëjnë prej gati 10 vjetësh fshihen si struci pas OSBE/ODIHR-it.

Në kërto kushte, e vetmja zgjidhje është që numërimi të kryhet në çdo qendër votimi, që rezultat të dalë njëkohësisht në gjithë Shqipërinë.

Kjo do të shmangte zvarritjet dhe deformimet e rrënda, që përsëriten në mënyrë ciklike në Shqipëri, sa herë ka zgjedhje.

Ndërkohë kjo do ta thjeshtonte më shumë e do ta bënte në të menaxhueshme skemën e administrimit të zgjedhjeve, sepse e njëjta treshe, që do të shërbente si komision votimi do të kryente edhe numurimin e votave.

Nuk kam shumë shpresë se ky propozim do të merret në konsideratë, por ju siguroj se nëse do të ketë realisht një reformë gjysmake zgjedhore, ajo nuk do të kishte asnjë kuptim pa zgjidhjen e këtij problemi, që e kemi në kurriz prej kaq vitesh në Shqipëri.

PS Ky propozim i drejtohet kryesisht Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike, i cili duhet t’ia shpjegojë se çfarë kam parasysh me këtë zotit Luli Basha, sepse ky i fundit e ka vështirë që ta kuptojë.

Ndërsa zoti Edi Rama mendoj se nuk ka nevojë për ndihmën e Damian Gjiknurit në këtë rast, sepse e di se për çfarë bëhet fjalë, por atij thjesht mund të mos i interesojë që ta bëjë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy