minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Numërimi drejt fundit në Mal të zi, shqiptarët fitojnë dy deputetë, rezultat i ngushtë mes Gjukanoviç dhe opozitës proruse - Struga.net

Numërimi drejt fundit në Mal të zi, shqiptarët fitojnë dy deputetë, rezultat i ngushtë mes Gjukanoviç dhe opozitës proruse

0

Vijon prej më shumë se dy orësh procesi i numërimit të votave në Mal të Zi, për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Votimi u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 87% të votave dhe nga projeksionet e para kryeson partia e Presidentit Milo Gjukanoviç, me 34.8% të votave, pra 29 deputetë.

Ndërkohë, pas saj vjen opozita me një rezultat shumë të ngushtë, me 28 mandate deputetësh, pra 32.8% të votave.

Ndërkohë, dy koalicionet shqiptare kanë arritur të sigurojnë dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.

Kështu, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.

MBYLLJA E VOTIMIT

Votimi në Mal të Zi u mbyll në orën 20:00, ndërsa pjesëmarrja ishte surprizë, sidomos e shqiptarëve që jetojnë atje, që ishte rreth 65%.

Një rritje të konsiderueshme të votuesve shqiptarë ka pasur në orët e fundit. Surprizuese ishte pjesëmarrja në votime në të gjithë territorin e Malit të Zi, me afro 80%.

Kjo ishte një rritje me rreth 14% nga zgjedhjet e fundit të 2016, e cila shpjegohet me nxitjen e elektoratit gri për të marrë pjesë në votime.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy