minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Numërohen mbi 70% e votave në Mal të Zi, kryeson partia e Milo Gjukanoviç - Struga.net

Numërohen mbi 70% e votave në Mal të Zi, kryeson partia e Milo Gjukanoviç

0

Parashikimet e para të mandateve në 72.5% të votave të numëruara tregojnë se DPS e Milo Gjukanovic ka 29 mandate, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre vende secili, SDP dhe Lista Shqiptare nga dy, dhe AK Jednoglasno një.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse. Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.

Nëse listat shqiptare arrijnë edhe 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen dhe do të arrijnë tre, ndërkohë që në këtë moment ata do të kanë 2.6 përqind dhe dy mandate.

Në zgjedhjet e fundit shqiptarët kishin fituar vetëm një mandat.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9 votues të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.

Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy