minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Numri dy i LSI: Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshëri, fajtore qeveria e Ramës - Struga.net

Numri dy i LSI: Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshëri, fajtore qeveria e Ramës

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri në fushën e Korçës, Braimllari shkruan se banorët po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

“Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshmëri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit.

Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

Është hera e tretë që të mbjellat e kësaj zone prishen brenda dy muajsh nga rënia e breshrit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria.

Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në shërbim të oligarkisë.

Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm”, shkruan Braimllari.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy