minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Numri global i vdekjeve nga COVID-19 arrin në mbi 700 mijë - Struga.net

Numri global i vdekjeve nga COVID-19 arrin në mbi 700 mijë

0

Sipas shifrave zyrtare të Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) sot ka shkuar në 700.647, raporton Anadolu Agency.

Të dhënat tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve në mbarë botën është rritur në 18,54 milionë, me 11,13 milionë të shëruar.

Brazili ka numrin më të madh të të shëruarve me mbi se 2,15 milionë, ndjekur nga SHBA me mbi 1,5 milion.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur nga virusi që kapërcen 4 milionë raste të infeksioneve, gjegjësisht 4,77 milionë raste dhe mbi 156.800 vdekje, Brazili ka mbi 2,8 milionë raste dhe më shumë se 95.800 viktima.

Po ashtu, SHBA dhe Brazili pasohen nga Meksika me 48.869 vdekje dhe Britania e Madhe me 46.295 vdekje.

Kina, vendi origjinë i sëmundjes, ka regjistruar më shumë se 88.206 raste dhe mbi 81.200 rikuperime, ndërsa numri i të vdekurve është 4.676.

Virusi është përhapur në mbarë botë që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy