minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Pagoi me 20 dollarë të falsifikuara”, dëshmia e pronarit palestinez të dyqanit: Floyd nuk e dinte, ai nuk meritonte të vritej. Çfarë ndodhi para vrasjes? - Struga.net

“Pagoi me 20 dollarë të falsifikuara”, dëshmia e pronarit palestinez të dyqanit: Floyd nuk e dinte, ai nuk meritonte të vritej. Çfarë ndodhi para vrasjes?

0

Vrasja e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, ka tronditur botën. Në mbarë SHBA janë mbajtur protesta të dhunshme që prej ditës kur Floyd vdiq, si shkak i dhunës së ushtruar nga polici amerikan. Edhe autopsia për vdekjen e tij ka rezultuar se ka ardhur i shkak i dhunës që polici ushtroi.

Ndërkohë sëfundmi ka dalë një dëshmi e re që tregon se çfarë ka ndodhur para se Floyd të vritej nga policia.

Mahmoud Ebu Meyala është një shtetas amerikan me origjinë nga Palestina. Ai është pronar i një dyqani dhe tregon se Floyd ka qenë në dyqanin e tij para se të vdiste nën gjurin e oficerit të policisë. Prandaj ai ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur para atij krimi barbar ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë.

Ai ka thënë se në fillim George kishte qenë me një shokun e tij, i cili ky i fundit ishte futur në dyqan dhe kishte tentuar të bënte blerje me dollarë të falsifikuar, e pasi e punonjësi e kishte kuptuar i kishte kërkuar që ai të largohet duke i kthyer dollarët.

Vetëmë 15 minuta më vonë pronari deklaron se në dyqan kishte hyrë Floyd po me dollarë të falsifikuar, por punonjësi kishte kuptuar se dollarët ishin të falsifikuar pasi Floyd kishte dalë nga dyqani, e për këtë arsye punonjësi ka thirrur policinë.

E gjitha ç’ka ndodhi para dyqanit pas momentit kur arriti policia është treguar në videon e dhimbshme që ka bërë xhiron e rrjetit, por sipas pronarit të këtij dyqani thuhet se Floyd nuk e ka ditur që ka paguar me 20 dollarët e falsifikuar.

Pasi sipas tij shumica e klientëve që shkojnë në dyqan me para të falisfikuara nuk janë në dijeni për diçka të tillë. Ndër të tjera ai thotë se ka qenë shoku i Floyd që i ka dhënë dollarët e falsifikuar pa e ditur ai.

Vet ai mohon që dyqani i tij ka qenë subjekt vandalizimi, prandaj ai thotë që poi sulmohen shumë nga njerëz që nuk e njohin atë dhe punonjësit e dyqanit të tij.

Teksa në fund thotë se mbështet protestat por jo plaçkitjen e dyqanev, ai thotë se Amerika është plot racizëm prandaj dhe ky fenomen duhet të ndalet. Abu Meyaba thotë se ka dhënë para për funeralin e Floyd, si edhe ka kontaktuar me familjen e të ndjerit duke iu dhënë një shumë parash.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin.

Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar.

Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy