minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Pandemia, Merkel paralajmëron: Gjërat do të përkeqësohen - Struga.net

Pandemia, Merkel paralajmëron: Gjërat do të përkeqësohen

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se situata e virusit do të bëhet më sfiduese në muajt e ardhshëm.

Ajo tha se teksa dimri po afron gjërat do të vështirësohen dhe presim një rritje të ndjeshme të rasteve.

“Disa gjëra ka të ngjarë të jenë më të vshtira gjatë muajve të ardhshëm”- tha ajo në një konferencë për shtyp ditën e premte.

Ajo ishte duke iu referuar mikrogrimcave të virusit për të cilat mendohet se përhapen në ajër, veçanërisht në zonat e mbyllura.

Kjo deklaratë e Merkel ka ardhur pasi zyrtarët gjermanë u bënë thirje qytetarëve të ndalojnë udhëtimet drejt vendeve dhe rajoneve të cilat konsiderohen me rrezik të lartë.

Si në shumë vende të tjera europiane, rastet e të infektuarëve kanë pësuar një rritje të ndjeshme edhe në Gjermani gjatë javëve të fundit.

Gjermani ka vendosur të vendosë një gjobë prej 50€ për njerëzit që nuk mbajnë maskën në vendet ku është e detyrueshme vendosja e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy