minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
PD dështon sërisht Deklaratën e Përbashkët të Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE. Balla: Deputetët nuk kishin leje për firmë - Struga.net

PD dështon sërisht Deklaratën e Përbashkët të Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE. Balla: Deputetët nuk kishin leje për firmë

0
balla

Si bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, së bashku me eurodeputetin Eduard Kukan, e konsideroj shumë të domosdoshme që të informoj opinionin publik, për arësyet e mos arsyes që cuan në mungesën e një deklarate të përbashkët në Takimin e Shtatë të këtij komiteti.

Ndodhi një akt i rëndë nga sekretariati i Parlamentit Europian dhe yni sepse drafti në Strasburg na u dha një ditë përpara,

24 orë nuk na mjaftonin të shkruanim sëbashku dy faqe letër,nuk na mjaftuan as 3-4 javë, etj, etj, etj.

Po e them që në fillim se Partia Demokratike nuk kishte arsye, nuk kishte argumenta të logjikshëm.

Problemi i parë që dua të ndaj sot me ju, është shqetësimi im normal, si deputet, për lirinë e kolegë të mij deputetë të Partisë Demokratike, të cilët emërohen nga Kuvendi në një delegacion, por partia e tyre nuk iu jep asnjë të drejtë, qoftë edhe per të shkruar një deklaratë të përbashkët, apo për tu ulur në një tavolinë me kolegët e tyre të mazhorancës për të negociuar dy faqe deklaratë.

Kjo është e rëndë për integritetin e çdo përfaqësuesi të kësaj partie.

Dëshiroj të bëj disa sqarime.

Arësyeja e parë pse nuk u arrit që deklarata e takimit të Strasburgut, të miratohej atje, ishte se amendamentet e deputetëve të PD, anëtarë të këtij komiteti, nuk u shkruan prej tyre, por priteshin të vinin nga Tirana.

Pra amendamentet e opozitës erdhën nga Tirana me vonesë, pra nuk mbërritën brenda orarit zyrtar të takimit.

Megjithatë bashkë me zotin Kukan, si bashkëkryetar vendosëm që ti pranojmë ato amendamente për diskutim. Duke shtyrë edhe takimin përtej kohës së planifikuar.

Problemi i dytë ishte fakti se amendamentet nuk ishin amendamente, por një deklaratë politike e Partise Demokratike, krejtësisht tjetër nga ajo që kishte përgatitur Parlamenti Europian.

Dua të theksoj se drafti i paraqitur ishte një draft tërësisht i shkruar në Bruksel, nën drejtimin e zotit Kukan, në dijeninë e Komisionit Europian.

Drafti shprehte mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke nënvizuar shqetësimin e mungesës së një vendimi pozitiv në dhjetorin e kaluar, bënte vlerësim të ecurisë së përmbushjes së prioriteteve dhe rekomandimeve, kishte vlerësime poztive në fusha të caktuara, sikurse kërkontë më shumë angazhim në sektorë të tjerë.

Qëndrimi ynë, i deputetëve të mazhorancës, ishte i qartë, të pranojmë dokumentin e Brukselit, sepse në fund të fundit, ata janë më objektivë.

Por dokumenti që erdhi nga Tirana, nga opozita, ishte një deklaratë për shtyp e Partisë Demokratike, pra kësisoj nuk mund të shërbente si një dokument i përbashkët, vlerësim ky edhe nga eurodeputeti dhe bashkëkryetari i Komitetit zoti Kukan.

Në strasburg arritëm dakordësi vetëm për 5 paragrafë, njëri ndër të cilët ishte edhe paragrafi që i bëntë thirrje të gjitha forcave politike “të heqin dorë nga retorika mosrespektuese, ndaljen e veprimeve obstruktive si dhe të shmangin bojkotimin ose bllokimin e punimeve të Kuvendit.”

Pas kthimit në Tiranë, kërkesës për tu ulur dhe për të vazhduar diskutimin, iu dha përgjigjia: “ne e kemi bërë propozimin, reflektoni ju mbi propozimet tona”. Ndërkohë që përgjigjia jonë ishte se propozimet pothuajsë në tërësi janë të palogjikshme për një deklaratë të përbashkët, sepse shprehin vetëm këndvështrimin e Partisë Demokratike. Kërkuam që PD të tërhiqet nga përmendia në deklaratë i emërave të përveçëm në formën e padëgjuar ndonjëherë: të kthehet në punë filani, të dëmshpërblehet pronari i pallatit pa leje etj etj.

Ndërsa afati i fundit, ai i shpërndarjes së Parlamentit Europian po afrohej, negociatat u shtuan edhe më shumë.

Ishte Kryetari i Kuvendit, i cili në një veprim që duhet përshëndetur, mirëpriti kërkesën e përfaqësuesve të PD në Konferencën e Kryetarëve, për të mbledhur në një takim 14 deputetët – anëtarë të Komitetit.

Pra kërkesa ishte e Partisë Demokratike. Dhe Kryetari i Kuvendit menjëherë një ditë më pas thirri takimin.

Takimi u la të premten e kaluar në orën 11. Për habinë e të gjithëve megjithëse u kërkua nga vetë PD, takimi u bojkotua nga deputetët e PD. Kryetari i Kuvendit priti bashkë me ne deputetët e mazhorancës në sallën e Byrosë së Kuvendit për më shumë se 30 minuta.

Ky bojkot nuk u bë publik me shpresën së më i rëndësishëm ishte miratimi i Deklaratës. Per këtë Kryetari i Kuvendit pati një komunikim edhe me zotin Bumçi, të cilit i shprehu rëndësinë që ka miratimi i një teskti të përbashkët.

Ndërkohë një ditë më parë unë i kisha dorëzuar nënkryetarit të këtij Komiteti, përfaqësues të opozitës, zotit Bumci edhe propozimet tona riformuluese të tekstit të sjellë nga PD.

Opozita nuk erdhi në takim, por negociatat i vazhduam.

I kam kërkuar disa herë zoti Bumçi që të uleshim dhe ta diskutonim tekstin, por rekomandimi i tij ishte që komunikimin ta mbanim vetëm me e-mail.

Shkëmbyem dhjetra emaile me zotin Bumci, më pas edhe me zotin Halimi, i cili zëvendësoi zotin Bumçi në këtë komunikim vetëm me e-mail.

Deputetët e PD nuk kishin mandat për të negociuar në tavolinë.

Në propozimin e fundit që unë i kam dërguar zotit Halimi, duhet ta them, u pranuan të gjitha propozimet e ardhura nga PD, qoftë ato që erdhën me email nga Tirana në Strasburg, qoftë edhe të tjera që u shtuan gjatë procesit të komunikimit me email.

Kujtoj që gjatë gjithë këtij procesi kam përsëritur kërkesën që të ulemi në një mjedis të Kuvendit dhe ta negociojmë sy më sy këtë dokument, prandaj dhe jemi deputetë.

Dy çështje mund të them shin çështjet më të rëndësishme ku PD kishte qëndrim të pa-negociueshëm.

1. Në çështjen e dëmshpërblimit të pallatit dhe ndërtesave të tjera pa leje të shembura nga INUK, ku kërkonin ndërprerjen dhe dëmshpërblimin e pronarëve të këtyre ndërtesave pa leje.

Sipas tyre ne duhet të binim dakord në deklaratë se veprimet e INUK ishin të paligjshme, se prishjet ishin të paligjshme dhe se pronarët të dëmshpërblehen.

Ngulmohej në faktin që shumë nga pronarët e ndërtesave pa leje dhe të paligjshme janë shtetas të BE, ndër ta edhe shqiptarë me pashaportë hollandeze.

Kam komunikuar me delegacionin e BE në Tiranë dhe mora konfirmimin që nuk ka shtetsa të BE që të kenë reklamuar një …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy