minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Përdori dezinfektant për t’u mbrojtur nga Covid-19, gruaja pëson djegie të rënda në trup - Struga.net

Përdori dezinfektant për t’u mbrojtur nga Covid-19, gruaja pëson djegie të rënda në trup

0

Kate Wise një nënë nga Teksasi në ShBA, ka pësuar djegie të rënda në trup pasi kishte pastruar duart me dezinfektat.

Pasi kishte vendosur fëmijët e saj në shtrat për të fjetur, ajo ndezi një qiri dhe flakët u përhapën në krahun e saj. Nga frika dhe paniku, ajo u përplas me një shishe alkolli dhe flaka u përhap në të gjithë trupin.

Mes frikës, dhimbjes dhe dëshpërimit, ajo arriti të hiqte rrobat e saj të djegura dhe të nxirrte vajzën me aftësi të kufizuara nga shtëpia.

Ndërkohë, njëra nga vajzat e saj i kërkoi ndihmë fqinjëve të thërrisini shërbimin e urgjencës. Kate qëndroi në kujdes intesiv disa ditë, ku po mrrte trajtime për djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë në të gjithë trupin.

Ajo pretendon se zjarri u ndez pasi përdori dezinfektantin, të cilin ajo e kishte blerë për të mbrojtur veten dhe vajzat e saj nga koronavirusi.

Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim.

Tani Kate po paralajmëron të tjerët për rreziqet që ka përdorimi i xhelave të duarëve që kanë përmbajtje alkooli.

Për një emision televiziv, ajo u shpreh se në fillim, flaka u përhap vetëm në vendet ku kishte aplikuar xhelin e duarëve e më pas u përhap në të gjithë trupin.

Ekspertët kanë paralajmëruar që pastruesit e duarve, shumë prej të cilëve përmbajnë alkool, mund të jenë të ndezshëm. Shishet e pastruesëve të duarëve, zakonisht kanë një paralajmërim që thotë ta mbani produktin larg flakëve ose zjarrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy