minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Përplasja me turqit shkakton ‘tërmet’ në Athinë, kryeministrin e ‘tradhton’ i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën “luftë” për herë të parë - Struga.net

Përplasja me turqit shkakton ‘tërmet’ në Athinë, kryeministrin e ‘tradhton’ i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën “luftë” për herë të parë

0

Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë.

Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë

Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani.

Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë.

Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.

Presidenti turk Erdogan, tha një ditë më parë se asnjë kërcënim nuk mund ta pengojë Turqinë të kërkojë burime natyrore në Mesdheun lindor.

“Turqia është e vendosur të kërkojë përmbushjen e të drejtave të saj në Mesdheun lindor dhe asnjë fuqi apo kërcënim kolonial nuk mund të na pengojë të kërkojmë burime të naftës dhe gazit natyror që besohet të ekzistojnë në rajon,” tha ai në një fjalim në Ankara, duke theksuar se Turqia dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë.

Nga ana tjetër, Erdogan përmendi për herë të parë fjalën “luftë”, kur tha selufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy