minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Petrit Vasili: Trafikanti i detit Edi Rama, i jep Greqisë atë që nuk e mori me asnjë kryeministër tjetër. Do i tregojmë vendin këtij tradhtari - Struga.net

Petrit Vasili: Trafikanti i detit Edi Rama, i jep Greqisë atë që nuk e mori me asnjë kryeministër tjetër. Do i tregojmë vendin këtij tradhtari

0

Petrit Vasili vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për çështjen e detit.

Sipas tij, Rama i ka dhënë Greqisë atë që asnjë kryeministër tjetër nuk ia ka dhënë.

Ndoshta Vasili di ndonjë gjë më shumë se ne, që Rama i ka dhënë Greqisë, pasi realisht çështja ka shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare dhe askush s’i ka dhënë gjë kujt.

Vetëm se Vasili na e mban të fshehtë, se çfarë i ka dhënë Rama Greqisë, pasi ky i fundit nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.

E vetmja marrëveshje e nënshkruar, është ajo e 2009.

Reagimi i Vasilit     

“Trafikanti i detit Rama do që t’i japë Greqisë atë, qe ajo nuk e mori dot me asnjë Kryeministër tjetër shqiptar!

Sot edhe shqiptari më i fundit e ka të qartë se qeveria e këtij vendi është në duart më të keqia të një trafikanti të detit të Shqipërisë.

Sot në krye qeverisë është një tradhtar, që e bën avokatinë e Greqisë më mirë dhe më me merak se Greqia vetë.

Sot në krye të qeverisë është një mashtrues ordiner, që gënjen edhe për ato që provohen sheshit.

Trafikanti i detit thote se: “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje ndaj do shkojnë në gjyq.

As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s’kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë”!

Trafikanti që shet detin e Shqiperisë:

Përse nuk u tregon shqiptarëve marrëveshjen, që nuk u arrit me Greqinë?

Perse nuk tregon se per cfare nuk u ra dakord?

Perse nuk u tregon se me cfare marreveshje do te shkoje ne Gjykaten nderkombetare?

Përse Greqia për herë të parë dhe vetëm me këtë kryeministër trafikant shpall shtrirjen me 12 milje, që nuk kishte guxuar ta bënte kurrë më parë dhe me asnjë kryeministër shqiptar tjeter?

Përse nuk i informoi publikisht shqiptarët, që marrëveshja me Greqinë dështoi ashtu siç i njoftoi që ishte shumë afër njëe marrëveshjeje dhe thuajse gati për t’u nënshkruar me kryeministrin grek Tsipras?

Përse nuk njoftoi Presidentin e Shqipërisë, që ka autorizuar dhënien e Plotfuqisë për nisjen e negociatave per marrëveshjen me Greqinë, se marrëveshja dështoi së bashku me arsyet e këtij dështimi?

Përse trafikanti i detit e ” harroi” dhe nuk e zë me goje më Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por bën me një zell prej bastardi vetëm avokatin e Greqisë për 12 miljet?

Përse nuk tregon pazarin, që bëri me Greqinë në verën e këtij viti dhe që i hapi rrugën dekretit grek për 12 miljet, dekret të cilin Greqia nuk kishte guxuar ta nxirrte kurrë më parë me ndonjë kryeminister tjetër të Shqipërisë?

Tradhtia është shumë e qartë dhe belbëzimet prej rrugaçi të dehur të këtij kryeministri trafikant kufijsh nuk e shpëtojnë dot atë.

Ky bandit politik shkon me iluzionin se do te përdorë Gjykatën Ndërkombëtare si alibi për shitjen e detit të Shqipërisë, pasi dihet botërisht që çdo veprim i këtij ka qenë në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Detin e Shqipërisë nuk e shet dot ky trafikant i mjerë sepse shqiptarët kanë ditur dhe dinë t’i mbrojnë kufijtë siç ka ditur t’u tregojë shumë ashpër vendin tradhtareve si puna e këtij”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy