minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Pjesë e një celule të ISIS, do kryente sulm terrorist për 40 mijë dollarë shpërblim. 24-vjeçarin që u kap në Tiranë ekstradohet në Gjermani - Struga.net

Pjesë e një celule të ISIS, do kryente sulm terrorist për 40 mijë dollarë shpërblim. 24-vjeçarin që u kap në Tiranë ekstradohet në Gjermani

0

Ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani, shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukurov, i cili u arrestua nga Antiterrori më datë 30 prill.

24-vjeçari ishte në kërkim nga autoritet gjermane.

Gjykata vendosi pak dite me pare ekstradimin e tij, por teksa ka rene dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, ai ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan sepse sipas tij, i cënohej jeta.

Më 2 Maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin, i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani.

Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kesaj periudhe rrinte në një shtepi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Më datë 03.08.2020 u krye ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit K. Z., 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.

Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë inestigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Rrethanat e ngjarjes:

Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte “xhihad” në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtarëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy