minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Plotësisht dakord me Lulzim Bashën - Struga.net

Plotësisht dakord me Lulzim Bashën

0

Nga Astrit Patozi

Plotësisht dakord me propozimin e Lulzim Bashës për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Si BINDJE DEMOKRATIKE e kemi paraqitur zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese për të cilat, sipas nesh, ka nevojë Shqipëria.

Por nuk e pretendojmë fare copy right-in. Le ta marrë ai autorësinë, vetëm t’i qëndrojë deri në fund dhe të mos e lerë rrugës si shumë premtime të tjera në këto vite. Ose të paktën të bëjë aq sa ka në dorë, se ne e dimë që jo çdo dëshirë në këtë botë realizohet.

E mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Me atë rast, kishim testuar edhe vullnetin e Edi Ramës, se mbase e pranonte edhe ai.

Por edhe po të ishte kundër, arritje do të konsiderohej, se do të tregohej diferenca mes dy kampeve. Gjithësesi të shohim sa do të jetojë dhe çfarë fati do të ketë kjo tezë reformatore, sepse kemi hyrë tashmë në fushatë, ku praktikisht lejohet që ta ulësh në tokë sa herë të duash Zotin”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy