
Portali i familjes Berisha ka bërë një tentativë për të rehabilituar imazhin e të dashurës së Shkëlzen Berishës Armina Mevlani.
Fill pasi kjo e fundit u kritikua nga ndjekësit për ironinë me shpërthimin në Hiroshima, portali ka përcjellë një lajm ku i thurr elozhe bukuroshes.
Media e djalit të Berishës, qetëson shqiptarët duke i thënë se ajo po bën pushime dhe po shijon ditët e nxehta në bregdet.
Ndërkohë për ta, bukuroshja ka simpatinë e publikut dhe se është një nga emrat më të njohur në Shqipëri, por pa sqaruar se për çfarë është e njohur.
“Ajo është një nga emrat më të njohur në Shqipëri.
Armina Mevlani duke qenë se ka simpatinë e publikut, ajo qëndron aktive në rrjete sociale aty ku edhe publikon imazhe të ndryshme edhe nga përditshmëria.
Së fundmi, nga plazhi publikoi imazhe teksa është duke i shijuar ditët e nxehta në bregdet.
Sigurisht se komentet ishin të shumta pasi ajo dukej tejet seksi”, shkruan portali familjar që mesa duket është “eksituar” mjaftueshëm nga “boronica” e Shkëlzenit. (TemA)