minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Prokurorët turq paraqesin aktakuzën e dytë në çështjen Khashoggi - Struga.net

Prokurorët turq paraqesin aktakuzën e dytë në çështjen Khashoggi

0

Prokurorët turq ngritën sot aktakuzën e dytë kundër gjashtë të dyshuarve sauditë mbi vrasjen e vitit 2018 të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Aktakuza prej 41 faqe e përgatitur kundër gjashtë të dyshuarve të arratisur, përfshirë dy anëtarë të personelit të konsullatës, u miratua nga zyra e kryeprokurorit në Stamboll dhe iu referua Gjykatës së Lartë Penale nr. 11, ku u dëgjua rasti kryesor i 20 të pandehurve.

Aktakuza kundër dy anëtarëve të stafit konsullor, Sulltan Jahja A. dhe Yasir Halit M. kërkon dënime të përjetshme për “vrasje të qëllimshme me ndjenjë monstruoze”.

Prokurorët kërkojnë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg për katër të dyshuarit, Ahmet Abdulaziz M., Khalid Yahya M., Mohammed Ibrahim A. dhe Obaid Ghazi A.

Sipas aktakuzës, të dy anëtarët e personelit konsullor ishin në ekipin që kryen vrasjen dhe u larguan nga Turqia pas vrasjes, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë akuzohen se u larguan nga Turqia pasi kishin manipuluar provat duke shkuar në vendin e krimit menjëherë pas vrasjes.

Khashoggi, 59 vjeç, kolumnist për The Washington Post, u vra dhe u copëtua nga një grup operativësh sauditë pak pasi ai hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018.

Riadi ofroi shpjegime kontradiktore për zhdukjen e tij përpara se të pranonte se ai u vra në ndërtesën diplomatike në një “operacion mashtrues”.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Penale e Riadit zëvendësoi dënimet me vdekje të shqiptuara vitin e kaluar për të akuzuarit me burg deri në 20 vjet.

Procesi i gjykimit u kritikua gjerësisht.

“Prokurori saudit kreu edhe një akt më shumë sot në këtë parodi të drejtësisë. Por këto verdikte nuk kanë legjitimitet legal ose moral”, tha Agnes Callamard, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy