minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Prokuroria do verifikojë kallëzimin për Gjin Gjonin (po a mund të shpëtojë gjyqtari i palagur?) - Struga.net

Prokuroria do verifikojë kallëzimin për Gjin Gjonin (po a mund të shpëtojë gjyqtari i palagur?)

0
Gjin Gjoni

Përpara nisjes së hetimeve, Prokuroria e Përgjithshme do bëjë një verifikim të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin Gjin Gjoni, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, dosja prej gati 100 faqesh në të cilat argumentohen 18 episode të dyshuara si abuzive është përcjellë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm për verifikime të mëtejshme në drejtorinë e Task Forcës, në organin qendror të akuzës, e në rast se konstatohen shkelje, do t’i percillet më pas njësisë Task- forcë në Prokurorinë e Tiranes për hetime të mëtejshme.

Nga ana tjetër një burim pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pohoi se këtë të enjte kanë njoftuar sipas ligjit për situatën e konstatuar, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe kreun e këtij institucioni, presidentin Bujar Nishani, Drejtorine e Pastrimit të Parave, Tatimet, ministrin e Drejtësisë dhe kryetarin e Kuvendit.

Në qendër të kallëzimit është një vilë në Farkë të Tiranës, në pronësi të Gjin Gjonit, me një vlerë prej 700 mijë euro.

Megjithatë, duket se nuk do jetë betejë e lehtë pas organin e akuzës.

Vetë Gjin Gjoni u shfaq në studion e televizionit ABC News, të afërt me opozitën e djathtë, duke thënë se e gjitha kjo është një zhurmë.

Kështu, Gjoni akuzohet për katër vepra penale si falsifikim dokumentesh, fshehje e pasurive e deri tek akuza për pastrim parash.

Por disa prej këtyre veprimeve janë të përfshira në amnisti.

Sa i përket pasurisë në emër të bashkëshortes, ajo pasuri nuk mund të verifikohet pasi deri vitin e kaluar nuk ishte e detyruar me ligj që bashkëjetuesja të deklarojë pasurinë.

Gjin Gjoni po ashtu do pretendojë se ILDKP po vepron në shkelje të ligjit, pasi fillimisht duhej të caktonte një masë administrative dhe më pas të bënte kallëzimin penal.

Është e qartë se hetimi dhe më pas gjykimi i këtij rasti është një sfidë shumë e vështirë për drejtësinë e brishtë dhe të korruptuar në Shqipëri.

Pasuria e padeklaruar nga gjyqtari Gjin Gjoni, sipas ILDKP-së kap vlerën e rreth 1, 8 milionë euro, 53 milionë lekë të reja e 180 mijë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy