minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Punon në Greqi, por shtëpia iu ringrit nga e para, emigranti falenderon Veliajn në Skype - Struga.net

Punon në Greqi, por shtëpia iu ringrit nga e para, emigranti falenderon Veliajn në Skype

0

Mes shtëpive të rindërtuara nga Bashkia e Tiranës, ditën e sotme kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi edhe atë të Ylli Troksit në Farkë, i cili prej vitesh punon si emigrant në Greqi.

Por gjatë një bisede në Skype me kreun e Bashkisë së Tiranës, pikërisht nga shtëpia e tij e re, Ylli i tha Veliajt se tani është gati të lërë punën e tij të vështirë në bujqësi në Lamia të shtetit helen dhe të kthehet në vendin e tij, në Shqipëri, ku siç shprehet ai, puna e bërë në këto 8 vite qeverisjeje ka bërë që edhe ndryshimi të jetë shumë i madh.

“Qysh nesër e lë! Vetëm të kem punën atje. Jua bëftë Zoti mbarë e mirë! Sa keni bërë ju për 8 vjet, po të kishit qenë 20 vjet, Shqipëria sot do ishte super Amerikë,” shprehet i zoti i shtëpisë së rindërtuar, pas shkatërrimit të tërmetit të 26 Nëntorit.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili iu dorëzoi të afërmve të Ylli Troksit certifikatën e pronës dhe dokumentin hipotekor të shtëpisë së sapombaruar u shpreh se vendi ynë ofron punë edhe më të mirë për të.

“Do vijë një ditë që do e lësh Greqinë. Do vish të rrish këtu, se atë punë atje mund ta bëjmë edhe këtu, për bukuri,” u shpreh Veliaj në videotelefonatën mes tyre.

 

 

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy