minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Putin ftesë Lukashenkos për të vizituar Moskën - Struga.net

Putin ftesë Lukashenkos për të vizituar Moskën

0

Presidenti rus Vladimir Putin ftoi udhëheqësin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko për të vizituar Moskën, një shenjë e mbështetjes së Kremlinit ndaj tij, ndërsa mijëra protestues vërshuan në qendër të kryeqytetit Minsk duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.

Presidenti rus e bëri ftesën në një telefonatë sot me rastin e 66-vjetorit të ditëlindjes së udhëheqësit bjellorus.

Presidenti Lukashenko, i cili ndodhet në vështirësi politike, po përpiqet të frenojë protestat dhe grevat të cilat vazhdojnë që nga zgjedhjet e 9 gushtit dhe për të cilat kundërshtarët e tij thonë se ishin të manipuluara. Ai mohon se ka patur mashtrim elektoral dhe ka thënë se protestat mbështeten nga jashtë vendit.

“U ra dakord të zhvillohet një takim në Moskë në javët e ardhshme,” tha Kremlini në një deklaratë, pas telefonatës së dy udhëheqësve.

Bjellorusia është aleati më i ngushtë ish-sovjetik i Rusisë dhe territori i saj është pjesë e strategjisë ruse të mbrojtjes.

Megjithatë, Lukashenko është parë nga Moska si një aleat irritues.

Presidenti Putin tha të enjten se Kremlini ka ngritur një “forcë policore rezervë” me kërkesë të Lukashenkos, e cila do të dislokohej vetëm nëse do të ishte e nevojshme. Deklarata është shenja më e spikatur deri tani e gatishmërisë së Rusisë për të ndërhyrë në mbështetje të Lukashenkos.

Në Minsk, mijëra njerëz, shumë prej tyre duke valëvitur flamuj kuq e bardhë të opozitës dhe duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia”, marshuan drejt Sheshit të Pavarësisë, i cili ishte rrethuar nga një kordon policor përpara protestave. Makinat që kalonin u binin borive në solidaritet me protestuesit.

Policia arrestoi dhjetëra njerëz, sipas dëshmitarëve në zonë. Protestues të tjerë u panë t’i rezistonin arrestimit nga ana e personave që dukej të ishin policë me veshje civile.

Po sot, gratë me veshje tradicionale vendosën kunguj para ndërtesës kryesore të qeverisë, një zakon popullor kur një grua refuzon kërkesën e një mashkulli për martesë.

Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Të premten, Lukashenko, i cili vazhdon të qëndrojë në krye të vendit prej 26 vjetësh, kërcënoi se do t’i ndërpresë Evropës rrugët e kalimit nëpër Bjellorusi si kundërpërgjigje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy