minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Qeveria Hoti hap kufijtë me Shqipërinë: Nga e hëna s’ka test anti-COVID dhe vetëizolim - Struga.net

Qeveria Hoti hap kufijtë me Shqipërinë: Nga e hëna s’ka test anti-COVID dhe vetëizolim

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe heqjen e masave të lëvizjes për qytetarët.

Tani çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokument se ka bërë testin e COVID-19 të 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Qeverisë së re, me kryeministër Avdullah Hoti.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar,” ka thënë kreu i shëndetësisë. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy