minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rama hedh poshtë zërat për zgjerimin grek: Marrëzi dhe poshtërsi, nuk po na gllabërojnë detin. Edhe ne s’e pyetëm Greqinë, kur ushtruam të drejtën tonë - Struga.net

Rama hedh poshtë zërat për zgjerimin grek: Marrëzi dhe poshtërsi, nuk po na gllabërojnë detin. Edhe ne s’e pyetëm Greqinë, kur ushtruam të drejtën tonë

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket zgjerimit të Greqisë me 12 milje në det.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama ka thënë se “Greqia nuk po na gllabëron detin” duke hedhur poshtë zërat se Greqia po zgjerohet me 12 milje në detin territorial të Shqipërisë.

“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet.

epse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë.

Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë.

Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982.

Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990.

Edhe Shqipëria është shtrirë.

Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave.

Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa.

Nuk ka lidhje me marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot.

Askush, as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.” tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy