minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rama merr në mbrojtje Bashën, Bardhi e sulmon: Të rrisë dozën e qetësuesve, se u tërhoq me bisht ndër shalë - Struga.net

Rama merr në mbrojtje Bashën, Bardhi e sulmon: Të rrisë dozën e qetësuesve, se u tërhoq me bisht ndër shalë

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ishte dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me Lulzim Bashën ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë.

“Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete, pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, është një rikthim në realitet”, shkroi Rama në Twitter.

Bardhi theksoi: “Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-s, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-s. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA”.

“PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë”, shtoi Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy