minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rama publikon videon: Dropulli brenda 2021-it me 24 orë ujë në ditë. Ja dallimi mes nesh dhe atyre që lanë Shqipërinë në derxhenë që trashëguan - Struga.net

Rama publikon videon: Dropulli brenda 2021-it me 24 orë ujë në ditë. Ja dallimi mes nesh dhe atyre që lanë Shqipërinë në derxhenë që trashëguan

0

Kryeministri Edi Rama premton se brenda 2021-it Dropulli do të ketë 24 orë ujë në ditë, me rrjetin e ri të ujit.

Ndërsa ka publikuar dhe një video bën me dije se sot po ndërtohen 21 kilometra linjë për lart dhe 5.5 kilometra rrjet i brendshëm poshtë, për 24 orë ujë brenda vitit 2021-it.

“RRJETI I UJIT TË PIJSHËM në Dropullin e Poshtëm daton qysh në vitin 1976 dhe sjell në çezma deri 4 orë ujë në ditë, ndërsa në Dropullin e Sipërm akoma më keq, një linjë e vitit 1950, e cila në ditën më të mirë furnizon me 2 orë në ditë ujë.

SOT PO NDËRTOHEN 21 kilometra linjë për lart dhe 5.5 kilometra rrjet i brendshëm poshtë, për 24 orë ujë brenda vitit 2021

*** disa këtu nuk duan ta kuptojnë se po nuk e mbajtëm parasysh nga jemi nisur, s’kemi shans të kuptojmë si mund të shkojmë aty ku duam dhe historia e ujit të pijshëm është një shembull, që ndihmon shumë për të bërë dallimin mes nesh e atyre që e lanë me dekada të tëra Shqipërinë në derexhenë ku ne e trashëguam! Sikur këto punë dhe plot të tjera të ishin bërë hap pas hapi, me kohë e me vakt, sot s’do kishim këto halle që nganjëherë duken edhe absurde”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy