minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Reforma Territoriale/ Opozita paralajmëron destabilitet. Celibashi: Afati u shty me dy muaj - Struga.net

Reforma Territoriale/ Opozita paralajmëron destabilitet. Celibashi: Afati u shty me dy muaj

0
Konferenca e Kryetareve

Konferenca e Kryetarëve vendos me votat me mazhorancës të ndryshojë përbërjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, duke shtuar një anëtar që do ti përkasë mazhorancës. Me këtë vendim i çelet rruga fillimit të punës nga ky komision, veprimtaria e të cilit për 3 muaj ishte bllokuar për shkak të mospjesëmarrjes së anëtarëve të opozitës, e cila kishte të njëjtin numër anëtarësh me atë të mazhorancës.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Partinë Socialiste se nuk do konsensusin për reformën territoriale, ndërsa paralajmëroi se një miratim pa konsensus mund të çojë në destabilitetin e vendit.

“PS nuk ka kërkuar konsensus, pasi Kryeministri Edi Rama ka thënë që nuk mund të japim konsensus në Kuvend pasi ai ka frikë se ne mund të bllokojmë votimin në sallën e Parlamentit. Siç duket Rama ka frikë se mos opozita e sotme bën të njëjtën sjellje sikundër bënte Partia Socialiste në Kuvend kur ishte në opozitë. Por ne nuk kemi asnjë interes për të bllokuar këtë reformë”, theksoi Paloka.

Në vijim ai akuzoi mazhorancën se me këtë reformë, që duan ta bëjnë në mënyrë të njëanshme, ata kanë synimin që të sigurojnë zgjedhjet në tavolinë dhe do bëjnë të tyren.

“Vendosën të vijojnë aventurën e tyre, le të shkojnë deri atje sa mund të shkojnë”, tha Paloka.

I pyetur se çfarë nënkupton me paralajmërimin e destabilitetit, kreu i deputetëve demokratë theksoi se marrëveshjet e deritanishme nuk janë pranuar, por koha ka treguar se kur ndodhin trazirat palët janë ulur për të gjetur marrëveshje, madje pala që nuk i ka pranuar, pas trazirave ka bërë marrëveshje edhe më të këqia.

“Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e demokracisë dhe ne që dolëm në 1990 për demokraci nuk do të pranojmë shkeljen e asaj që kemi fituar nga biri i atij që rrëzuam. Rrugë e mbarë i qoftë deri atje ku do të shkojë”, theksoi Paloka.

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet e Kuvendit Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar gjithashtu edhe shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale me dy muaj. “Besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme që opozita të reflektojë”, tha Celibashi.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e deputetëve të PS-LSI, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me verifikimin e akuzave për përfshirjen e FA-së dhe infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës. Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar propozimet e PD-së për zgjerimin e objektit të hetimit. Në lidhje me këtë çështje, kreu i deputetëve demokratë Paloka tha se megjithëse nuk u pranua zgjerimi i hetimit, deputetët demokratë do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor. Paloka tha se informacioni në lidhje me dyshimet që infrastruktura e FA-së përdoret nga narkotrafikantët ka ardhur nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë, institucion që varet nga kjo Qeveri dhe që ka rilindur me këtë qeveri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy