minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Reforma Territoriale/Topi: Të miratohet, pavarësisht qëndrimit të PD - Struga.net

Reforma Territoriale/Topi: Të miratohet, pavarësisht qëndrimit të PD

0
Topi

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi u shpreh në favor të miratimit të ndarjes së re territorial edhe nëse opozita është kundër. Sipas kreut të FRD-së pavarësisht kundërshtive që bëhen, mazhoranca i ka votat e nevojshme përtë miratuar Reformën Territoriale edhe nëse opozita nuk do të votojë.

“Reforma territoriale duhet të kryhet. Mazhoranca i ka 84 vota në parlament. Reforma të bëhet edhe nëse opozita nuk voton”, theksoi Topi.

Ndërsa në lidhje me heqjen e kompetencave të presidentit për zgjedhjen e kreut të ILDKP-së, Topi tha se nëse ka përplasje palët le të drejtohen në gjykatën Kushtetuese.

“Nuk bëj rolin e Kasandres, por kjo lloj politike nuk të lë të parashikosh në hapa afatshkurtër, jo më në hapa afatgjatë. Sistemi duhet të riformatohet, populli ta bëjë me referendum”, theksoi ai.

Këto deklarata kreu i FRD-së i bëri pas takimit me përfaqësues të fondit për Preshëvën. Delegacioni i këtij fondi kryhesohej nga Xhelal Mehmeti, i cili u shpreh se tashmë ka përfituar një fond për ndërtimin e 100 shtëpive në Preshevë Medvegjë dhe Bujanovc.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy