minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Rënie drastike e të infektuarve”, Ministria e Shëndetësisë: 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima - Struga.net

“Rënie drastike e të infektuarve”, Ministria e Shëndetësisë: 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima

0

Pas më shumë se tre javëve ku numri i të rasteve të reja ka qenë mbi 100, kjo e shtunë ka shënuar një ulje të ndjeshme të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 796 testeve të kryera, në privat dhe në shtet, janë konfirmuar pozitiv me COVID 84 qytetarë, një shifër optimiste nisur edhe nga fakti se ka pasur një numër të lartë të personave që janë testuar. Lajmi i mirë është gjithashtu se edhe sot, për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve ia kalon atyre të rasteve të reja ditore.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. 97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria. Megjithatë, fatkeqësisht 4 persona nuk ka kanë dalë mbanë të mundin COVID-in.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë vijojnë të shtruar në spital 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por që virusi i ka lënë me pasoja.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të respektojnë masat anti-COVID.

“Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Shmangni grumbullimet, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit”, përfundon njoftimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy