minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rrëfehet këngëtarja me famë botërore Ava Max: Jam nga Saranda, më pëlqen byreku me petë! Dua të vij sa më shpejt në Shqipëri - Struga.net

Rrëfehet këngëtarja me famë botërore Ava Max: Jam nga Saranda, më pëlqen byreku me petë! Dua të vij sa më shpejt në Shqipëri

0

Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re”, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.

Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.

Planet e Avës ishin që të vinte këtë vit në Shqipëri por për shkak të pandemisë nuk mundi,.

Megjithatë shpreson që të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, vitin e ardhshëm.

Ava tregon se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.

“Dua të vi shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë.

Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë.

Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën.

Kështu që unë kaloia vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy