minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rregulla të qarta për Coronën ju lutem! - Struga.net

Rregulla të qarta për Coronën ju lutem!

0

Nga Manuela Kasper-Claridge*

Për ne gjermanët thuhet, se jemi të disiplinuar dhe të ndërgjegjshëm. Prandaj edhe ia kemi dalë pak a shumë mirë mbanë deri më tani në krizën e Coronës. Por kjo ka kaluar. Sepse kush qëndron në Gjermani këto ditë përjeton mungesën e disiplinës, pasiguri dhe pjesërisht veprime kaotike të vendimmarrësve.

Përshtypje e arbitraritetit

Shkon në Berlin, aty lejohen më shumë se 500 persona në aktivitete të caktuara, kurse në landin fqinj, Brandenburg madje deri në 1000 vetë. Në landin Renani Veriore-Vestfali ka një rregull shumë të rreptë për mbajtjen e maskave në shkolla, në mësim, në korridorë, në oborrin e shkollës. Ndërsa berlinezët janë më të lirshëm në këtë drejtim, aty nuk duhet mbajtur maska në mësim. Kështu detyrimisht të krijohet përshtypja e arbitraritetit.

Cila është baza për vendimet në masat e mbrojtjes nga Corona? Ka çdo politikan ekspertet e ekspertët e tij, të cilët e vlerësojnë secili për vete gjendjen e rrezikimit? Për njerëzit kjo është kaotike. Numri i të infektuarve në Gjermani po rritet, jo pak vetë janë infektuar gjatë pushimeve. Por pse u bënë me detyrim testet e Coronës për pushuesit e kthyer, kur ndërkohë gati gjysma e Gjermanisë ishte kthyer ndërkohë nga pushimet?

Dhe pse unë duhet të mbaj distancë 1,5 metër brenda aeroportit, kur brenda avionit të mbushur mirë me pasagjerë rri gati ngjitur me pasagjerin fqinj? Pse në hapësirat e brendshme të restoranteve lejohen pak vetë, por në tregjet e mëdha të blerjes numri i vizitorëve nuk kontrollohet? Kjo përzierje rregullash kontradiktore të çon aty, që gjithnjë e më shumë njerëz nuk po i respektojnë më rregullat. Party-t festohen sërish, sikur virusi të jetë një fantazëm, që ndërkohë është shpërbërë.

Rregulla të njësuara për të gjithë Gjermaninë

Kështu nuk mund të vazhdohet. Ne kemi nevojë për qartësi dhe rregulla të njësuara në Gjermani. Për detyrim dhe disiplinë si edhe për politikane e politikanë që krizën e Coronës nuk e përdorin për t’u profilizuar për vete, por tregojnë unitet. Për mbrojtjen e të gjithë të tjerëve.

*Kryeredaktore e Deutsche Welle

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy