minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Rreth 80 të vdekur dhe mbi 4 mijë të lënduar nga shpërthimi në Bejrut - Struga.net

Rreth 80 të vdekur dhe mbi 4 mijë të lënduar nga shpërthimi në Bejrut

0

Një shpërthim i madh në kryeqytetin e Lebanonit, në Bejrut, ka lënë të vdekur të paktën 78 persona dhe mbi 4000 të tjerë të lënduar, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.

Dje, e martë, i gjithë qyteti është shkundur nga një shpërthim, që filloi me një zjarr në portin e qytetit.

Presidenti, Michel Aoun, ka thënë se 2750 tonë të amonium nitratit janë ruajtur në mënyrë jo të sigurt për gjashtë vjet.

Ai ka thirrur një mbledhje urgjente për sot, e mërkurë, dhe ka vendosur për dy javët e ardhshme gjendje të jashtëzakonshme.

Gjithashtu në Lebanon tri ditët e ardhshme janë shpallur ditë zije.

Aoun ka njoftuar se shteti do të lirojë menjëherë 66 milionë euro si fonde emergjente.

“Kjo çfarë ka ndodhur është një katastrofë e madhe”, ka thënë udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Lebanon, George Kettani, shkruan BBC.

“Ka viktima dhe shkatërrim gjithandej”.

Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se një hetim ka filluar menjëherë për të parë se çka saktësisht e shkaktoi shpërthimin.

Këshilli Suprem i Mbrojtjes ka njoftuar se ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të marrin dënimin maksimal.

Rreth 80 të vdekur dhe mbi 4 mijë të lënduar nga shpërthimi në Bejrut shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy