minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ruani fëmijën 7 vjeç - Struga.net

Ruani fëmijën 7 vjeç

0

Nga Frrok Çupi

E keqja u bë, djali 7 vjeç e vrau babanë, Rolandin, bash kur ishte në kulmin e dashurisë për të atin. Po tash?

Tash, ‘ndale të keqen para se të shembet nga mali’- do të thoshte një malësor a një shqiptar tjetër tradicional që ka mësuar në jetë të jetëve si gjuajnë malet me shkëmbinj. Roland Bicerrin dhe familjen e tij i gjuajti zoti, por nuk është bërë akoma e keqja më e madhe. ‘ Mos të rëntë me e harrrue!’, kështu përshëndoshen burrat pas vdekjeve të mëdha.

E keqja më e madhe për familjen do të ishte nëse nuk do të ruhej djali 7 vjeç. Nuk kam asnjë informacion dhe madje asnjë të drejtë të hyj në mes të kësaj pune, sepse mamaja dhe gjyshërit mund ta kenë rrethuar Rolandin me mëndafshin e dashurisë prindërore.

Por kushdo të jetë, çdo fëmijë, duhet ruajtur, edhe sikur…

Sikur të ketë kryer një gabim të madh, ose edhe ‘krim’- siç mund të quhet kjo që ndodhi. Fëmija kishte vërejtur se ku e ruante pistoletën babai i tij oficer policie; e pa të atin që po gëzonte, edhe vetë fëmija donte të luante me lodrat e babait. Kaq ishte. Por edhe sikur të ishte ndryshe, fëmija nuk gabon kurrë.

Gabojnë prindërit dhe shteti; të tjerët nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Tregimi i fundit që më vjen nga një ngjarje në Spanjë: Babai e kishte vrarë dhe varrosur fëmijën e vet, por nuk i tregonte të ëmës. Pas 9 vjet kërkime, dikush bëhet si ‘vajza e zhdukur’ e prindërve të pasur. Prezenca e saj u kthye në gjithçka, gëzim, përkujdesje, dashuri… Por ajo nuk ishte Laura e vërtetë. Prindërit e morën vesh të vërtetën.

E çfarë do të thoshte kjo për mamanë dhe gjyshin? Njëra anë- tërmet; ana tjetër- kishin para syve një fëmijë. Me atë ‘mashtrim’ jetuan deri në vdekje.

A lëndohet një fëmijë?…

Askush nuk është pronar i fëmijës, as prindi. Ngjarjet që kanë ndodhur mes nesh kohët e fundit janë ngjarje që kanë gjuajtur me shkëmbinj mbi fëmijët. Fëmijët u mashtruan dhe u nxorën në betejën politike të rrugës për të thyer qytetin, mbi llambadarët dhe semaforët, mbi pemën e Krishtlindjeve dhe shenjtërinë e paqes njerëzore. Me nga dymijë lek u gënjyen; u paguan nga paritë dhe liderët që na kishin grabitur nëpër xhepa prej kaq shumë vite. Fëmijët e bënë punën e tyre, thyen çfarë gjetën, dogjën edhe Krishtlindjet…

Por fëmijët nuk bënë krim. Krimin e bënë prindërit dhe partitë që përdorën fëmijët. Nuk po shikoj as prokurorinë as qeverinë që të hyjë menjëherë në fushë dhe të kujdeset për fëmijët.

Mos i shkoni dëm fëmijët!, kjo është çështja. Të tjerat vijnë në radhë, edhe kreu i shtetit vjen në gjyq, edhe kreu i opozitës do të dëshmojë, edhe qeveria do të provohet… Po fëmijët. Ata nuk janë pronë e askujt. Ata janë pjesa në rritje e shoqërisë njerëzore…

Kjo na ka tronditur kaq shumë sot, kur djali i vogël vrau të atin, Rolandin. Me siguri, në këtë moment Rolandi po gëzohet me të birin që luan, por i biri po mbytet në lot.

Ruani djalin, do të thoshte edhe babai i kthyer në engjëll.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy