minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Rudina Hajdari do të kandidojë në Elbasan më 25 prill, “kokë më kokë” me Monika Kryemadhin. “Pret” dhe Lulzim Bashën - Struga.net

Rudina Hajdari do të kandidojë në Elbasan më 25 prill, “kokë më kokë” me Monika Kryemadhin. “Pret” dhe Lulzim Bashën

0

HajdariDeputetja e opozitës Rudina Hajdari do të jetë kandidate dhe kryesuese e “Nismës Thurje” në Qarkun e Elbasanit.

Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ‘Nisma’ do konkurojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

Mes te cileve dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka lajmeruar te henen se do te kandidoje ne Elbasan dhe Fier!.

Pritet te jete dhe kreu i PD Lulzim Basha, nuk e ka mohuar nje gje te tille, perderisa Berisha mendohet te kandidoje ne Tirane!.

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standarteve europiane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy