minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Rudina Xhunga: Na duhet një vaksinë, për babëzinë! - Struga.net

Rudina Xhunga: Na duhet një vaksinë, për babëzinë!

0

E gjithë jeta jonë tani po rrotullohet rreth kovidit. Por problemet të tjera janë ende aty, si para shfaqjes së virusit, pavarësisht se për to, po flasim më pak. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën tonë.

Pikërisht këtë na e tregon edhe gazetarja Rudina Xhunga, përmes një video të postuar në instagramin e saj.

Mosndryshimin dhe babëzinë që kanë shumë njerëz duke prekur edhe të drejtën elementare të të tjerëve, siç është drita dhe dielli.

Siç është rasti i këtij ndërtuesi, që siç tregohet në videon e gazetares, po ndërton një pallat të lartë që po ngrihet ngjitur me një pallat tjetër. Është aq afër sa duket sikur ballkonet preken me njëra-tjetrën.

Tashmë pamja nga ballkoni, nuk do të jetë më gjelbërim, apo lule, por një ndërtesë gjigante.

“Na duhet një vaksinë, për babëzinë”, shkruan gazetarja Xhunga në Instagram, përkrah postimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy